Përmes një letër urimi, sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ka uruar Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen dhe detyrën e tij të re.
Ai e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për kabinetin qeveritar, duke e cilësuar atë si shembull i vërtetë dhe një burim krenarie, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.