Build Skills with our trainings

Sign up now!

Forca e Re Demokratike dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, urojnë kryeministrin Kurti

Mar 25, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urime nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike të Malit të Zi, Nafiz Cungu e ka uruar kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe është shprehur i bindur se Qeveria e tij do të jetë Qeveri e vlerave demokratike, e diturisë dhe drejtësisë dhe se do të sjellë frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik.

Kurse në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, kryetari i këshillit, Faik Nika, teksa ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe marrjen e detyrës së re, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës, nën drejtimin e Kurtit, do të angazhohet me të gjitha kapacitetet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari të Republikës dhe përkushtim të njëjtë do të tregojë edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM