Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe presidenten në ardhje të Republikës, Vjosa Osmani.
Osmani uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.
Kryeministri Kurti e falënderoi Osmanin dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtetndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.