Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Do të angazhohemi si askush më parë para nesh për drejtësi për Kosovën

Mar 26, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti i shoqëruar nga presidentja në ardhje, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, deputetja Vasfije Krasniqi, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi,  si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, ka bërë homazhe sot në Krushë të Madhe dhe Krushë te Vogël.

Homazhet i filluan të Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit, në 22- vjetorin e  masakrës  së kryer nga forcat serbe të mbi 243 personave.

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti tha se edhe sot e kësaj dite i kemi 64 të zhdukur, e në mesin e tyre edhe profesorin Ukshin Hoti.

Duke bërë nderime te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, dhe duke u angazhuar për të zbardhur fatin e të pagjeturve, Kryeministri Kurti theksoi se kryhet një pjesë shumë e vogël e borxhit të madh që e kemi ndaj sakrificës, humbjeve dhe vuajtjeve të popullit tonë falë të cilëve ne sot e kemi edhe lirinë edhe pavarësinë.

“Drejtësia për krimet e kryera nga Serbia mungon, dhe është obligim i  yni institucional që të angazhohemi maksimalisht me Institutin e ardhshëm për Krimet e Kryera gjatë Luftës dhe me aktivizimin e  Prokurorisë Speciale e të sistemit të drejtësisë në përgjithësi në mënyrë  që të arrijmë që t’i shërojmë plagët e luftës duke zbardhur fatin e të pagjeturve dhe duke sjell drejtësi që duhet të  gjykojë e të dënojë kriminelët  e luftës”, tha ai.

Pas Krushës së Madhe, vazhduan për në Kompleksin e Varrezave në Krushë të Vogël të Komunës së Rahovecit.

“113 veta u vranë në Krushë të vogël, dhe ky është një shembull i gjenocidit të Serbisë  në pranverën e vitit 1999.  Atëherë kur ajo synonte shfarosjen e shqiptarëve, terrorin mbi neve në mënyrë që të na shporrin nga  toka jonë e lashtë, ku jemi popull autokton dhe që nuk i ka dashur askujt të keqen, por vetëm të mirën për të gjithë”,  Kryeministri Kurti.

Nga Krusha e Vogël, Kryeministri Kurti u zotua se do të angazhohen si askush tjetër para tyre, për drejtësi për Kosovën, për familjet e të pagjeturve, familjet e të vrarëve , për humbjet, vuajtjet  e viktimat që i kemi, për dëshmorët dhe martirë, të cilët paguan çmimin e njëjtë të lirisë sonë kaq të vlefshme dhe pavarësisë sonë të shpallur këtu e 13 vjet më parë.

“Përkulemi para të gjitha këtyre varreve e familjeve të cilët përditë e ndjenjë mungesën e thellë të më të dashurve të tyre që nuk ishin vetëm anëtarë të këtyre familjeve, por shqiptarë e qytetarë të vendit ndaj të cilëve kemi borxh e obligim”, përfundoi kryeministri Kurti, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM