Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, uron kryeministrin Kurti për detyrën e re.
Me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga përfaqësuesi Special i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin.
Ai ka garantuar gatishmërinë e misionit që ai udhëheq për ta mbështetur kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës në avancimin e promovimit të paqes dhe stabilitetit, në interes të qytetarëve të vendit, thuhet në komunikatë për media e Zyrës së Kryeministrit.