Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Për masakrën në Izbicë, duhet të mbahet përgjegjës shteti serb

Mar 28, 2021

U.d presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë.

Ai ka theksuar se për këtë masakër “duhet të mbahet përgjegjës shteti serb”.

Ai më tej ka thënë se: “nuk ka ditë në Kosovë e cila të mos jetë data e përvjetorit të vrasjes së shqiptarëve prej Serbisë, edhe nuk javë të vitit në të cilën të mos jetë java e përvjetorit të ndonjë masakre në Kosovë, e cila është shkaktuar prej Serbisë gjatë luftës së viteve 98-99 në vendin tonë”.

Sipas u.d. presidentit Konjufca, kjo tregon për të vërtetën e përmasës së gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë nëpërmjet ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve të saj.

Konjufca ka theksuar se deri tash familjarët e martirëve të cilët janë vrarë  nga Serbia nuk e kanë gjetur drejtësinë.

“Është detyrë e institucioneve tona dhe e secilit prej nesh që i përfaqësojmë ato që të punojmë pa u ndalë, ashtu që e vërteta dhe drejtësia të vjen në vend”, ka thënë ai.

U.d presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se duke i parë këto masakra në përvjetorët e tyre kjo na bën edhe më të vendosur neve si përfaqësues të institucioneve që të mos bëjmë kurrfarë kompromisi me themelet e shtetësisë tonë në bazën e të cilës ndodhet gjaku i martirëve tonë dhe i dëshmorëve të kombit thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM