Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zemaj: Arrijnë 24.000 doza të vaksinës Astra Zeneca nga COVAX

Mar 28, 2021

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se dozat e para të vaksinës anti COVID, Astra Zeneca nga COVAX po arrijnë në Kosovë.

Pfizer, Johnson & Johnson, Moderna janë drejtimi tjetër në të cilin janë angazhuar si shtet, për sigurimin e vaksinave, por gjithashtu kontaktet të vazhdueshme kanë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin por edhe me shtetet e Bashkimit Evropian, më ngushtë me Austrinë, nga të cilat pritet përgjigje e shpejtë, thotë Zemaj në postimin e tij në Facebook.

 

Sot po arrijnë 24.000 dozat e para të vaksinës anti Covid, Astra-Zeneca nga COVAX, në Republikën e Kosovës.

 

Të dashtun qytetarë!

 

Përpjekjet tona si shtet, asnjëherë nuk janë ndalur për të arritur deri te ky qëllim i cili tashmë po realizohet.

 

Që nga muaji korrik 2020, si Ministër i Shëndetësisë dhe Qeveri e Kosovës, bashkë edhe me Komisionin negociues të Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19, kemi filluar aktivitetet për të siguruar vaksinën sa më shpejtë në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër Covid-19.

 

Tash po arrihet qëllimi për të cilin kemi punuar me përkushtim me muaj të tërë, në shumë adresa, me shumë përkrahës bashkë me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

Siç edhe e kemi potencuar, për Republikën ë Kosovë, ky rrugëtim ka qenë shumë i vështirë pasi që nuk jemi as pjesë e OBSH-së as e Bashkimit Evropian.

 

Pfizer, Johnson & Johnson, Moderna janë drejtimi tjetër në të cilin jemi angazhuar si shtet, për sigurimin e vaksinave, por gjithashtu kontaktet të vazhdueshme kemi pasur edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin por edhe me shtetet e Bashkimit Evropian, më ngushtë me Austrinë, nga të cilat pritet përgjigje e shpejtë.

 

Falënderoj qytetarët për durimin që kanë pasur deri më tani, Komisioni për negocimin e furnizimit me vaksina kundër Covid-19, Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19 si: Dr. Edita Haxhiu, Dr. Arsim Çavdërbasha, Prof. Dr. Isme Humolli, Prof. Naser Ramadani, Prof. Dr. Lul Raka, Prof. Ariana Kalaveshi, Dr. Diellor Riza, Dr. Valdet Hashani,

 

znj. Dafina Muçaj, z. Ardian Mehmeti, z. Mentor Sadiku, Dr. Bujar Gashi, znj. Bjondina Rexhepi, znj. Afërdita Hoxha dhe kabinetin tim të palodhshëm.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM