Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti i pari e merr vaksinën Astra Zeneca

Mar 29, 2021

Në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë sot është vaksinuar me Astra Zeneca kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Vaksina është e sigurtë dhe do të ndihmojë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate, prandaj inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi dobinë e vaksinimit, ka thënë Kurti në postimin e tij në Facebook.
Në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, sot pasdite u vaksinova kundër Covid-19. Vaksina është e sigurtë dhe do të ndihmojë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate.
Prandaj inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi dobinë e vaksinimit.
Mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinave, do të kemi edhe vaksina të tjera, do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejt, sa më shumë qytetarë të vaksinohen.
Vaksinat janë të nevojshme, vaksinimi është i nevojshëm. Po përballemi me një pandemi shumë të vështirë, zgjidhja përfundimtare e së cilës natyrisht se është vaksinimi i popullsisë.
Ndërkohë, ju lus të gjithëve të mbani maskat, të mbani distancën fizike, të mbani higjienën dhe evitoni grumbullimet në vendet e mbyllura.
I falenderoj të gjithë punëtorët shëndetësorë, falenderoj Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ju dëshiroj të gjithëve vaksinim të mbarë.
Fillojmë me personelin shëndetësor dhe me më të moshuarit, për të vazhduar më pas edhe me të tjerët.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM