Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i cili e uroi për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe zgjedhjen kryeministër të Republikës.
Orlando konfirmoi përkrahjen e Italisë ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për të vazhduar dhe avancuar dhe më tutje bashkëpunimin e tanishëm.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orlando për vizitën, dhe për urimet e tij dhe të Qeverisë së Italisë. Italia është partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, u shpreh Kryeministri, dhe në këtë drejtim e siguroi që Qeveria e udhëhequr nga ai është sa e gatshme aq edhe e përkushtuar për bashkëpunim ndërshtetëror në të gjitha fushat me interesa të përbashkëta, teksa iu falënderua ambasadorit të Italisë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.