Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryesia propozon që në këtë legjislaturë Kuvendi të ketë 14 komisione

Mar 30, 2021

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, vendosi që të premten më 2 prill 2021 në orën 10:00, të mbahet seancë e rregullt, në të cilën do të shqyrtohet propozimi i Kryesisë për themelimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, fillimisht u dakordua t’i propozohet seancës që edhe në këtë legjislaturë Kuvendi të ketë 14 komisione. Më pas u bë ndarja e tyre midis grupeve parlamentare, sipas formulës së përcaktuar dhe të praktikuar në legjislaturat e kaluara.

Kështu, grupi më i madh parlamentar, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, do të udhëheq shtatë komisione: Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërrmarrësi, Komisionin për Bujqësi, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisionin për Qeverisje Lokale Zhvillim Rajonal dhe Media, si dhe Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Dy  komisione do t’i drejtojë Grupi Parlamentar i PDK-së: Komisionin për

Dy  komisione do t’i drejtojë Grupi Parlamentar i PDK-së: Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq do të udhëheq Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

GP i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të udhëheq Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Grupi Parlamentar i Listës Serbe Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, ndërsa Grupi Parlamentar 6 Plus do të udhëheq Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Kryetari Konjufca njoftoi se deri më tani në Kryesi janë paraqitur tri grupe parlamentare dhe emrat e kryetarëve të tyre.

GP të LDK-së me 15 deputetë do ta ketë kryetar deputetin Arben Gashi, GP Lista Serbe me 10 deputetë me kryetar Igor Simiq dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 deputetë, me kryetar deputetin Besnik Tahiri.

Ditëve në vijim do të bëhet të ditura grupet e tjera parlamentare dhe po ashtu kryetarët e tyre.

Në fund kryetari Konjufca njoftoi anëtarët e Kryesisë për përgatitjet lidhur me mbajtjen e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore (SEECP) që pritet të mbahet në muajin maj në Prishtinë. Sipas kryetarit Konjufca, në SEECP delegacioni i Kosovës do të përbëhet nga kryetari dhe katër deputetë, kështu që kërkoi nga grupet parlamentare që në mbledhjen e ardhshme të propozojnë emrat për anëtarë të delegacionit, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM