Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD – BQK: Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Arbitrazh

Mar 30, 2021

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu së bashku me shefin e kabinetit dhe këshilltarin e Ministrisë Genc Nimoni pritën Guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin si dhe shefin e kabinetit Nexhat Miftarin.

Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Arbitrazh ishte temë qendrore e këtij takimi, me ç’rast u diskutua rreth bashkëpunimit për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë institucion.

Guvernatori Mehmeti, e vlerësoi të rëndësishëm koordinimin ndërinstitucional dhe njëherit ofroi bashkëpunimin për përfaqësimin sa më profesional në Arbitrazh.

Ministrja Haxhiu shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për të ofruar bashkëpunim brenda kompetencave në synim të rezultatit sa më të mirë në këtë përfaqësim.

Guvernatori Mehmeti theksoi edhe rëndësinë e rregullores për përcaktimin e kritereve për vlerësimin e dëmeve jo-materiale si dhe vështirësitë e bashkëpunimit me institucionet kryesore të drejtësisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për rëndësinë e themelimit të Gjykatës Komerciale duke adresuar çështjen e përzgjedhjes së ekspertëve financiar dhe profesionalizmit të tyre.

Të dy palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit për të mundësuar dhe rritur sukseset përballë aspiratave për të forcuar në këtë mënyrë institucionet respektive të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM