Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Gjatë këtij takimi ambasadori Abbott e uroi ministrin Sveçla për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë.
Ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin Abbott me prioritetet e ministrisë si dhe falënderoi atë për përkrahjen deri më tani dhe për gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.