Build Skills with our trainings

Sign up now!

Intensifikim i bashkëpunimit dhe koordinimit mes FSK-së dhe KFOR-it

Pri 1, 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga inspektori i përgjithshëm i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari priti sot në vizitë komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici.

Në fillim, gjeneral Federici uroi për marrjen e detyrës ministrin Mehaj duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim të ngushtë.

Ai shprehu vlerësimin e tij të lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, profesionalizmin e dëshmuar si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në shumë fusha në mes të KFOR-it dhe FSK-së.

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin për vizitën si dhe mirënjohjen e për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit po edhe në sigurinë rajonale.

Mehaj siguroi gjeneralin Federici se Ministria e Mbrojtjes do të jetë bartëse e politikave bashkëkohore të mbrojtjes mbi bazën e konceptit të integrimit në NATO.

Ndër të tjera, ministri Mehaj theksoi se FSK do të vazhdojë avancimin në aftësi dhe kapacitete operacionale të nevojshme për përmbushjen e misionit dhe mandatit të saj.

Në fund të dy u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët, thuht në komunikatën për media e Ministrisë Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM