Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana mbledh 34 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

Pri 2, 2021

Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtojë 14% më shumë të hyra se periudha paraprake e vitit të kaluar. 

Rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performacës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin i zyrtarëve  doganor në parandalimin e kontrabandës.

Krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 14%  më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 34 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milionë euro. 

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM