Build Skills with our trainings

Sign up now!

Publikimi i Udhëzuesit për Qasje në Dokumente Publike

Pri 2, 2021

Më 31 mars 2021, KosovaLive botoi udhëzuesin për qasje në dokumente publike, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e aftësive dhe shkathtësive të gazetarëve, hulumtuesve, e qytetarëve. (Shfletoje këtu: https://kosovalive.org/…/2021/02/qasja_ne_dokumente.pdf)

I qasshëm në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht, udhëzuesi ofron një spjegim të detajuar të procesit, që mund të ndiqet lehtësisht, ilustron raste konkrete të gazetarëve hulumtues që arritën të kenë sukses në rritjen e transparencës dhe përmirësimit të procesit të llogaridhënies, si dhe përmban formularë të gatshëm për përdorim gjatë procesit të kërkimit.

Admirim Luboteni, njëri nga bashkëautorët e udhëzuesit e spjegon shkurtimisht procesin e qasjes në dokumente publike.

Gramos Buçinca, zëvëndës drejtor i ORCA, kontribuoi me rastin për studim “Si filloi të rritet transparenca e kualifikimeve në Universitetin e Prishtinës?”. Gramosi zbulon hapat konkret që çuan në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë në Universitetin e Prishtinës, duke analizuar CV-të e profesorëve dhe kualifikimet përgjatë dy vitesh. Ai gjithashtu e spjegon bashkëpunimin efikas me palët e dëmtuara, që ndihmoi në etablimin e një procesi më efikas për protokollim të ankesave.

 

Saranda Ramaj, gazetare në Koha Ditore, kontribuoi në udhëzues duke treguar për procesin që ka ndjekur për ta punuar projektin “Si u shpërfaq Depoja e Keqpërdorimeve Farmaceutike?”

Ajo spjegon procesin e analizimit të çmimit të barnave për vite të tëra dhe inspektimin e listës esenciale prej 400 produkteve. Saranda gjithashtu potencon rëndësinë e sfidimit të burimeve për vërtetësinë e informatave.

 

Adelina Ahmeti, gazetare në BIRN, tregon për procesin se “Si u zbulua se grantet nga Ministria e Bujqësisë po ndaheshin për persona jo-meritor”. Ajo e spjegon procesin a bashkëpunimit me qytetarët dhe raportimin nga sinjalizuesit për keqmenaxhimin e subvencioneve.

Angazhimi qytetar në llogaridhënie dhe transparencë është baza e secilit shtet demokratik, që siguron funksionalitet dhe qëndrueshmëri shoqërore e ekonomike.

Ky udhëzues ka për qëllim të lehtësoj angazhimin qytetar dhe të gazetarëve në kërkimin e llogaridhënies dhe transparencës nga institucionet publike.

Ky udhëzues u punua në kuadër të projektit “Promovimi i Edukimit Medial dhe Forcimi i Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor”, i cili financohet nga Ministria e Punëvë të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë, Albany Associates, dhe Media Centar Sarajevo.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM