Build Skills with our trainings

Sign up now!

SHKK: Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Pri 2, 2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka ndërruar jetë i burgosuri M.S viti i lindjes 1941.
I burgosuri, që nga pranimi, në vitin 2007, ka qenë nën kujdesin mjekësor të burgut dhe të konsultantëve mjekësor specialist.
I njejti për shkak të sëmundjeve kronike si; insuficiencë e zemrës, mushkërive dhe diabet ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, me 12.03.2021, është referuar në SP të Pejës.
Që nga ajo kohë është trajtuar në këtë institucion në mënyrë të vazhdueshme nga kardiologët, pulmologët dhe specialistët e tjerë.
Për shkak të moshës dhe sëmundjeve kronike nuk ka arritur që të tejkalojë këtë gjendje dhe si pasojë, përkundër kujdesit të shtuar të stafit mjekësor të SP të Pejës, ka ndërruar jetë.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore thuhet në postimin në Facebook të SHKK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM