Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Subjektet politike të evitojnë zgjedhjet dhe t’i hapin rrugë funksionimit të institucioneve

Pri 3, 2021

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Përsëritja e dyfishtë të raundit të parë, respektivisht dështimi i këtyre procedurave në mungesë të kuorumit të nevojshëm, është një zhvillim i paprecedentë në historinë politike të Kosovës. Kjo shpërfaqë mungesën e seriozitetit të subjekteve politike në formimin e institucioneve dhe përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme në vend, atë të zgjedhjes së Presidentit/es.

Kërkojmë nga subjektet politike që të përfshihen në konsultat të nevojshme, në funksion të arritjes së konsensusit për përmbylljen e kësaj procedure. Në një situatë të tillë pandemike, me probleme të shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët, zgjedhjet nuk duhet të shihen si opsion nga asnjë prej subjekteve politike, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM