Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çekia e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës rreth situatës me pandeminë

Pri 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek. Kryeministri Kurti falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në shtetndërtimin dhe proceset e ndërlidhura me integrimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Ai çmoi lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë edhe në kuadër të grupit të Vishegradit, si edhe kontributin e dhënë në kuadër të misionit të NATO-s.

Ambasadori Bílek u interesua rreth situatës me pandeminë dhe tha se Çekia është e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës në këtë drejtim. Ambasadori çek tha se Çekia, si kryesuese e ardhshme e BE-së, do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM