Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia: Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit, sepse çdo jetë është e vlefshme

Pri 7, 2021

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministri i MFPT, Hekuran Murati kanë mbajtur një konferencë për media të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ministri Vitia ka thënë se fillimi i procesit të vaksinimit me datën 30 mars, pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave, është lajm i mirë e përplot shpresë. Mjeteve me të cilat iu kemi kundërvu si institucione pandemisë tashmë, i është shtuar edhe vaksina kundër Covid-19 që është zgjidhja më e mire ndaj kësaj pandemie.  

Qeveria po punon pandërprerë që të sigurojë vaksina sa më shumë e sa më shpejtë. Dhe, në këtë proces nuk është vetëm Ministria e Shëndetësisë. Është i gjithë kabineti, duke filluar nga kryeministri Kurti, por edhe vetë presidentja Osmani. 

E drejta për jetë është mbi të gjitha të tjerat. Masat kufizuese, pavarësisht të gjitha masave që janë provuar, janë dëshmuar si me të efektshmet për futjen nën kontroll të menaxhimit të pandemisë. Për këtë kemi ne nevojë tani, ka thënë Vitia.

 

Por, atë që kemi thënë dhe është treguar e sakte në të gjitha vendet ku vaksinimi ka filluar me herët se te ne –  pavarësisht vaksinimit – ne duhet paralelisht të respektojmë masat bazike si mbajtja e maskës, distanca, higjiena dhe ajrosja e vazhdueshme e ambienteve të mbyllura. Gjithashtu, derisa nuk vaksinohemi të gjithë, asnjë nuk është i sigurt. 

 

Vetëm sot kemi 14 vdekje nga COVID -19, 14 qytetarë të Republikës kanë humbur jetën nga kjo sëmundje në 24 orët e fundit.  Ngushëllimet më të sinqerta të gjithë te dashurve të tyre. 

 

Mbi 900 pacientë të konfirmuar dhe dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalet tona, e mbi 730 prej tyre janë me oksigjeno-terapi. 

 

Kemi personelin shëndetësor i cili përkundër se, qe më shume së një vit po qëndron ne krye të detyrës edhe është i pakët në numër karshi kësaj situate,  edhe është i stërlodhur. 

 

Kemi qytetarë të tjerë me sëmundje të ndryshme, te cilët nganjëherë edhe nuk po mund ta marrin mjekimin me kohë.  Me fjalë të tjera situata është e rëndë. Është shumë e rëndë. 

 

Të dashur qytetarë, varianti i ri Britanik është shumëfish më i rrezikshëm sepse përhapet shumë më shpejt, është më agresiv dhe i prek moshat e reja – të cilët do te vaksinohen në fazën e tretë të planit të vaksinimit.

 

Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit, sepse çdo jetë është e vlefshme. E drejta për jetë është mbi të gjitha të tjerat. Masat kufizuese, pavarësisht të gjitha masave që janë provuar, janë dëshmuar si me të efektshmet për futjen nën kontroll të menaxhimit të pandemisë. Për këtë kemi ne nevojë tani. 

 

Ngjashëm kanë vepruar të gjitha vendet e zhvilluara sa herë që situata është rënduar, përfshirë këtu edhe pas fillimit të vaksinimit. Franca, Italia, Belgjika ndonëse kanë filluar vaksinimin në fund të dhjetorit, tre muaj para nesh, dhe me intensitet shumëfish më të lartë se ne, kanë në fuqi masa tejet kufizuese deri në mbyllje të plotë. Ngjashëm është edhe rasti me Gjermaninë, Çekinë, Holandën, e Irlandën, e shume vende te tjera duke përfshirë edhe rajonin.  

 

Prandaj, kujdesi i shtuar dhe masat e reja, përfshirë ato kufizuese e komplementojnë procesin e vaksinimit, veçanërisht tash kur procesi i vaksinimit është ende në nivelet fillestare. Vetëm kështu maksimizohet përpjekja jonë fillimisht për zvogëlimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit. Në këtë situatë të rëndë, ku trendi i rritjes është i vazhdueshëm, ne së pari duhet të ulim këtë trend. 

 

I lusim qytetarët që të respektojnë të gjitha masat në nivel individual, që të ndërprejnë zinxhirin e përhapjes së infeksionit dhe ta mbyllim qarkun të gjithë së bashku.

 

Në anën tjetër, Qeveria po punon pandërprerë që të sigurojë vaksina sa më shumë e sa më shpejtë. Dhe, në këtë proces nuk është vetëm Ministria e Shëndetësisë. Është i gjithë kabineti, duke filluar nga Kryeministri Kurti, por edhe vetë Presidentja Osmani. Po punojmë për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve në spitalet tona. 

 

E kuptojmë kritikën e deritanishme që masat kufizuese në fuqi mund të kuptohen dhe janë në dëm të ekonomisë tashmë të rënduar të vendit, e në veçanti penalizojnë disa sektorë. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e këtyre sektorëve dhe natyrisht se bashkëndiejmë me ta. Prandaj, ashtu edhe siç ishte paraparë edhe para vendimit për masat e reja, që kanë për synim ruajtjen e shëndetit publik, Ministria e Finanacave, Transfereve dhe Punës, ka përgatitur edhe ato masa që synojnë ruajtjen e shëndetit të ekonomisë. 

 

Para se t’ia kaloj fjalën ministrit Murati, më lejoni të ju njoftoj se kemi vendosur që të formojmë grupe punuese me përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë dhe të gjitha grupeve tjera të ndikuara nga vendimet tona ashtu që kërkesat tona dhe nevojat e tyre të sinkronizohen në atë çka besoj që është qëllimi ynë i përbashkët, luftimi i COVID-19, ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, thuhet në komunikatën për media e MSH-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM