Build Skills with our trainings

Sign up now!

Asnjë proces nuk mund të arrihet sukses përderisa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët

Pri 9, 2021

Presidentja, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, i cili e uroi atë për detyrën, duke theksuar se përmbyllja me sukses e procesit të konstituimit të institucioneve ka përçuar mesazh pozitiv te aleatët e Republikës duke shërbyer si garancion për stabilitet në vend.

Duke folur për sfidat aktuale dhe prioritetet gjatë mandatit presidencial, presidentja Osmani theksoi se në asnjë proces nuk mund të arrihet sukses përderisa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim, Osmani shtoi që menaxhimi i pandemisë mbetet prioriteti kryesor dhe se në këtë drejtim Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e miqve.

Më tej, presidentja Osmani theksoi se do të angazhohet në mënyrë aktive për t`i përmbushur funksionet e saj kushtetuese, siç janë politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes, por dhe avansimi i agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjithashtu, presidentja Osmani potencoi se do të punojë në mënyrë aktive për të krijuar unitet në mes të akterëve politik në vend, gjë që do të kontribuonte në menaxhim me sukses të proceseve me interes të veçantë për vendin, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM