Ka vdekur në moshën 99-vjeçare Princi Philip, Duka i Edinburgut, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II.
Princi Philip ishte martuar me Mbretëreshën Elizabeta në vitin 1947 ku thuhet se është martesa më e gjatë mbretërore deri më sot.
“Lartmadhëria e Tij Mbretërore, Princi Philip, Duka e Edinburgut ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor”, bën të ditur Familja Mbretërore në Twitter.