Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Tanin: Prioritet i çdo qeverie duhet të jetë shëndeti dhe jeta e njeriut

Pri 12, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin.

Tanin e përgëzoi kryeministrin Kurti për fitoren e thellë në zgjedhje dhe për mandatin e fuqishëm që ka marrë në udhëheqje të Qeverisë. Ai tha se prioritetet që ka shpalosur kryeministri Kurti si luftimi i pandemisë, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, janë ato që reflektojnë kërkesat dhe shpresat e qytetarëve.

Kryeministri Kurti e falënderoi Tanin për urimet dhe e njoftoi atë me situatën e pandemisë dhe masat që ka qenë e detyruar të marrë qeveria për të mbrojtur shëndetin publik. Ai tha se institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht për sigurimin e dozave të tjera të vaksinës kundër COVID-19.

Kryeministri Kurti dhe Tanin u pajtuan se në këto ditë të vështira të pandemisë që ka përfshirë globin, prioritet i çdo qeverie duhet të jetë shëndeti dhe jeta e njeriut.  Ata folën edhe për mbledhjen e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet këtë të martë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM