Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Rishpallen thirrjet publike për mbështetje të projekteve në fushën e kulturës dhe rinisë

Pri 13, 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka rishpallur thirrjet për mbështetje të projekteve në fushën e kulturës dhe rinisë.

Shpalljet e reja bëhen duke u nisur nga fakti se planifikimi i mbështetjes financiare duhet të jetë në kornizat e buxhetit vjetor të reflektuar në Ligjin Vjetor të Buxhetit të Republikës së Kosovës, por edhe në linjë me prioritetet dhe objektivat strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Rishpallja e thirrjeve publike vjen edhe si hap i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për t’iu përshtatur rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, dhe si vullnet për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin por edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me organet e tjera që janë bërë pjesë e betejës për zbutjen e efekteve të shkaktuara si pasojë e pandemisë dhe krizës shëndetësore, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

Më poshtë gjeni informatat e hollësishme në lidhje me aplikimin.

Për thirrjet publike për mbështetje të projekteve në fushat e rinisë dhe kulturës, vizitoni linkun në vijim:

https://www.mkrs-ks.org/?page=1,114

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM