Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit kapen mjete monetare të padeklaruara. Oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtarëve tentuan të futen në Kosovë pa deklarim.
Një automjete që vinte nga Maqedonia është sekektuar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur në tre qese, pas hapjes së të njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 28,310.00 euro, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




