Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti njoftoi udhëheqësit e misioneve diplomatike të BE-së me prioritetet e Qeverisë

Pri 14, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zv/kryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla patën sot një takim virtual me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Temë e takimit ishin programi dhe prioritetet e Qeverisë, me theks në agjendën e integrimeve evropiane. Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit diplomatikë për bisedën dhe përkrahjen e BE-së për Kosovën. Ai theksoi se prioritetet e Qeverisë janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.

Hapin e parë të reformës në drejtësi e kemi nisur me aprovimin e koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që i paraprinë procesit të Vettingut në drejtësi”, tha kryeministri Kurti.

Ai foli edhe për planet për reformimin e prokurimit publik me qëllim të rritjes së transparencës për përfituesit përfundimtarë.

Kurse ministrja Gërvalla tha se mirëpret interesimin e BE-së për dialogun por theksoi se është me rëndësi që të fokusohemi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.

Udhëheqësit e misioneve falënderuan kryeministrin dhe ministren për pjesëmarrjen në takim dhe i njoftuan ata se janë duke u angazhuar për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën. Ata ofruan bashkëpunimin e vendeve të BE-së në përmbushjen e reformave të parapara, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM