Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani përgëzon Agjencitë e KB për punën e bërë në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në vend

Pri 15, 2021

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson si dhe udhëheqësit e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, Richardson, në emër të të gjithë agjencive të Kombeve të Bashkuara, e përgëzoi presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të ndërtuar tashmë ndër vite.

Ndërkaq Osmani i përgëzoi të gjitha Agjencitë për punën e bërë dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në përmirësimin e situatës socio-ekonomike në vend, si dhe adresimin e shumë çështjeve të cilat jo çdo herë e kanë marrë fokusin e duhur publik.

“Padyshim se prioriteti kryesor tani është sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë dhe menaxhimi sa më i mirë i pandemisë. Njëkohësisht, dua të potencoj që institucionet e reja në vend do të promovojnë një mentalitet të ri udhëheqës, i cili ka në fokus përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, avancimin e barazisë gjinore, garantimin e kohezionit social, si dhe mbrojtjen e mjedisit si parakusht edhe për mbrojtjen e shëndetit tonë”, ka theksuar presidentja Osmani.

Palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për konktretizim të angazhimit përmes implementimit të projekteve që ndihmojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e objektivave zhvillimore për vendin tonë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM