Build Skills with our trainings

Sign up now!

Austria do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën edhe më tej në shumë fusha

Pri 16, 2021

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Weidiniger, i cili ia solli urimet e presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, dërguar presidentes Osmani me rastin e zgjedhjes së saj presidente e Kosovës.

“Vendet tona kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të afërta – politike, ekonomike, kulturore, por mbi të gjitha njerëzore”, thuhet ndër të tjera në letrën e urimit të presidentit të Austrisë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj shtetit të Austrisë për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

“Ne e mbajmë të kthjellët kujtimin për ndihmën që Austria ka dhënë në ditët më të vështira nëpër të cilat ne kemi kaluar. Mundësia e shkollimit për të rinjtë tanë, të cilët sot janë bartës të përgjegjësive publike, është vetëm njëra nga shtyllat e përkrahjes austriake për qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.

Ndërkohë, ambasadori i Austrisë, Chritoph Weidinger, ritheksoi gatishmërinë e shtetit austriak për ta vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë. Austria, sipas ambasadorit të saj, nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM