Build Skills with our trainings

Sign up now!

Më 19 prill, në të gjitha shkollat fillon procesi mësimor

Pri 16, 2021

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bën të ditur se nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla duke respektuar rekomandimet për distancë dhe kujdes në lidhje me masat kundër pandemisë.

Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë, ka njoftuar ministrja Nagavci në postimin e saj në Facebook.

 

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.

 

Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.

 

Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.

 

Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

 

Shëndet e suksese!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM