Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia falënderon KFOR për përkrahjen dhënë përveç tjerash edhe sektorit të shëndetësisë

Pri 16, 2021

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Franco Federici.

Në këtë takim, u diskutua çështja  e bashkëpunimit lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 si dhe koordinimi i aktiviteteve për të adresuar sa më drejt në të gjitha aspektet këtë sfidë të shëndetit publik.

Ministri Vitia ka falënderuar forcat paqeruajtëse në Kosovë për misionin e tyre dhe përkrahjen dhënë përveç tjerash edhe sektorit të shëndetësisë.

Në takim është biseduar për vaksinimin kundër COVID-19 dhe dërgimin e mesazheve sa më të qarta tek popullata për rëndësinë e këtij procesi dhe të zbatimit të masave të ndërmarra me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të virusit.

Po sot, ministri Vitia ka pritur në takim për të biseduar rreth COVID-19 dhe bashkërendim të aktiviteteve znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB-së në Kosovë, të shoqëruar nga përfaqësuesit e lartë të zyrave të agjencioneve të KB në Kosovë si OBSH e UNICEF, thuhet në komunikatën për media e MSH-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM