Build Skills with our trainings

Sign up now!

FMN dhe Grupi i Bankës Botërore konfirmojnë mbështetjen për Qeverinë e Kosovës

Pri 20, 2021

Në cilësinë e kryesuesit të delegacionit të Kosovës,ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka marrë pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore, që janë zhvilluar në formatin virtual përgjatë dy javëve të kaluara.

Në kuadër të takimeve pranverore,Murati mbajti takime me përfaqësues të nivelit të lartë të këtyre institucioneve, përfshirë me zëvendës-presidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde; drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kammer; dhe Weibke Schloemer, drejtore për Evropë në Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC).

Diskutimet përgjatë takimeve u fokusuan rreth gjendjes makrofiskale dhe efekteve socio-ekonomike të pandemisë COVID-19 në Kosovë. Një theks i veçantë gjatë diskutimeve iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës dhe bashkërendimin e veprimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Grupi i Bankës Botërore konfirmuan mbështetjen e tyre për Qeverinë e Kosovës ndërsa Ministri Murati theksoi zotimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Përpos kësaj, delegacioni u takua edhe me Massimilano Paolucci, drejtor për Kosovë në Bankë Botërore dhe Gabriel Di Bella, përfaqësues rezident i FMN-së për Kosovën, me ekipet e tyre përgjegjëse, si dhe me përfaqësues të departamenteve të ndryshme në FMN dhe Bankë Botërore.

Pjesë e delegacionit të  Kosovës ishte edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti si Guvernator i Kosovës në FMN, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Financave.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM