Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryesia e Kuvendit: Seanca plenare e radhës të hënën, më 26 prill

Pri 20, 2021

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare dhe të drejtuar nga kryekuvendari Glauk Konjufca, vendosi që seanca plenare e radhës e Kuvendit të mbahet të hënën, më 26 prill 2021, në orën 10:00.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pikë e radhës e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, për t’u përmbyllur me debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së shtatë deputetëve.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë u shqyrtuan edhe çështja të tjera që lidhen me aspekte të ndryshme të punës së Kuvendit.

Kështu, u diskutua lidhur me formimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si dhe formimin e delegacioneve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në organizata ndërkombëtare për Legjislaturën VIII.

Ndër të tjera, Kryesia ngarkoi Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë që ta shqyrtojë dhe të dalë me një rekomandim për Kryesinë lidhur me formimin e grupeve të miqësisë ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe parlamenteve të shteteve të tjera., thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM