Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ambasada e Britanisë mbështet MD-në për themelimin e Institutit për Krime të Luftës

Pri 22, 2021

Zëvendësministrja e Drejtësisë priti në takim shefin e Zyrës së Politikave të Jashtme dhe Pajtimit në Ambasadën Britanike në Kosovë, Edward Lister.

Zëvendësministrja, Nita Shala, së bashku me këshilltaren politike të ministres, Valza Sadriu, u takuan me shefin e Zyrës së Politikave të Jashtme dhe Pajtimit, Edward Lister dhe zyrtaren për Zbatim të Politikave në Ambasadën Britanike në Kosovë, Miranda Shala.

Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Britanike, në tema si sundimi i ligjit, personat e zhdukur dhe drejtësia tranzicionale.

Përfaqësuesit e Ambasadës u informuan rreth hapave të cilët do të merren tutje në këto fusha, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të palëve në këtë drejtim.

Ambasada e Britanisë shprehi gatishmërinë për mbështetje të iniciativave për të realizuar qëllimet të cilat Ministria e Drejtësisë i ka prioritet duke përfshirë në veçanti themelimin e Institutit për Krime të Luftës, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM