Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin publik se bashkangjitur me këtë komunikatë mund të gjejnë listën e 50 bizneseve që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike të dizajnuar dhe ekzekutuar nga Qeveria e kaluar në tetor 2020.
Ky publikim i kësaj liste është bërë në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.