Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bashkëpunim i ndërsjellë mes Kuvendit dhe EULEX-it në avancimin e legjislacionit dhe sundimit të ligjit

Pri 23, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e të parit të Kuvendit, duke e përgëzuar njëkohësisht për konstituimin e suksesshëm të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Njëherësh, Wigemark rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për ndihmë në fushën e sundimit të ligjit brenda kompetencave të këtij misioni.

Kryekuvendari Konjufca ka falënderuar për urimin Wigemark dhe është shprehur mirënjohës për ndihmën që ka dhënë EULEX-i në konsolidimin e sistemit të drejtësisë, si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, si një element kryesor drejt integrimit evropian por edhe si një prej prioriteteve të institucioneve të shtetit tonë.

Konjufca vlerësoi se stabiliteti politik dhe zbatimi i ligjit janë çështje kruciale të cilat determinojnë dinamikën e zbatimit të agjendës parlamentare të miratimit të ligjeve, si dhe atë të institucioneve tjera publike.

Bashkëbiseduesit diskutuan po ashtu lidhur me mandatin e EULEX-it dhe çështjet parësore të misionit të tij, si dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kuvendit dhe EULEX-it në avancimin e legjislacionit dhe sundimit të ligjit në vend, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM