Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gatishmëri e institucioneve zvicerane për një kapitull të ri të bashkëpunimit me Kosovën

Pri 23, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin Zviceran, Thomas Kolly, i cili e uroi për detyrën dhe ia dorëzoi asaj letrën e urimit të dërguar nga Presidenti Zviceran, Guy Parmelin.

Ambasadori Kolly konfirmoi edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, duke shprehur gatishmërinë dhe disponimin e institucioneve zvicerane për një kapitull të ri të bashkëpunimit akoma më intensiv e më të gjerë.

Ndërkaq presidentja Osmani theksoi se të dy vendet gëzojnë një raport të veçantë shkaku i lidhjes së afërt që kanë qytetarët e Kosovës me Zvicrën.

”Jemi të interesuar shumë që ta thellojmë bashkëpunimin dhe t`i shohim mundësitë për avansim të shkëmbimeve tregtare, zhvillimin e diplomacisë ekonomike, dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme që nga sundimi i ligjit e deri te mbrojtja e mjedisit”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në këtë kontekst, ambasadori zviceran, në emër të Forumit Ekonomik Zviceran, ia përcolli ftesën presidentes Osmani për takimin e radhës që do të mbahet në shtator, ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha zvicerane e botërore.

Palët diskutuan edhe për situatën me pandeminë dhe për mundësitë për realizimin e një bashkëpunimi bilateral në drejtim të sigurimit të vaksinave në një të ardhme të afërt, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM