Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Kosova është shembull në rajon i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve

Pri 23, 2021

Me rastin e 23 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Turqve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot, në takime të ndara, një delegacion të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), të prirë nga kryetari i kësaj partie dhe ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe kryetarin e YTHP-së, Erkan Simitçi.

Kryetari i Kuvendit, Glauk konjufca ka uruar komunitetin turk për festën e tyre, duke i falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në kultivimin e marrëdhënieve ndëretnike, kontributin në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore, si dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Konjufca, pasi vlerësoi rolin e komunitetit turk në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit tonë dhe Turqisë, tha se Republika e Kosovës është shembull në rajon e më gjerë i garantimit dhe zbatimit të të drejtave të komuniteteve.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit turk të Kosovës, pasi e uruan Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, shprehen gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontributit të përbashkët drejt zhvillimit të gjithanshëm të vendit tonë., thbuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM