Build Skills with our trainings

Sign up now!

KPK: Vlerësohet bashkëpunimi i sistemit prokurorial të Kosovës me EULEX-in

Pri 23, 2021

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar për aktivitetet e sistemit prokurorial në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, në këtë takim ka prezantuar aktivitetet, planet dhe angazhimet tjera të sistemit prokurorial të Kosovës në ngritjen e vazhdueshme të efikasitetit të këtij sistemi në periudhën e pandemisë aktuale të Covid-19.

Kryesuesi Maloku tha së Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes politikave të veta të mandatuara, në vazhdimësi angazhohet në ngritjen e kapaciteteve profesionale të sistemit prokurorial me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i EULEX-it, Wigemark, tha se institucioni që ai drejton është i përkushtuar për të mbështetur sistemin prokurorial të Kosovës përmes këshillave dhe rekomandimeve për të forcuar këtë sistem.

Në të njëjtin takim u diskutua gjithashtu se si të forcohet efektiviteti, transparenca dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial dhe mundësia e ndihmës së EULEX-it në këtë drejtim.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit vlerësuan së bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm, andaj edhe shprehen gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit, thuhet në faqen zyrtare të KPK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM