Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci. Ajo ka vdekur në moshën 58 vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve shëndetësor, në postimin e tyre në Facebook.
Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve. Me pikëllim të thellë, Naser Rrustemaj.