Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve Ilir Kapiti ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të donacionit nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ku janë pranuar 177 kompjuterë për stafin e Agjencisë së Punësimit, përfitues e të cilave do të jenë stafi i Zyrave të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional.
Sipas zëvendësministrit Ilir Kapiti ky donacion nga GIZ , vjen pas kërkesës së Ministrisë tek projekti YES dhe DIMAK në kuadër të GIZ-it, për të na përkrahur me kompjuterë për stafin e Zyrave të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional, me qëllim të avancimit të performancës të stafit të tyre.
Ai gjithashtu bëri të ditur se ky donacion nga GIZ prej 177 kompjuterëve zhvillohet në dy faza, ku në fazën e parë sot kemi pranuar 77 kompjuterë, ndërsa gjatë muajit maj pritet të zhvillohet edhe faza e dytë, ku do të na dhurohen edhe 100 kompjuterë të tjerë.
Zëvendësministri Kapiti shfrytëzoi rastin të falënderoj GIZ-in dhe gjithë donatorët të tjerë që kanë ndihmuar në funksionalizimin e deritanishëm të Agjencisë së Punësimit në Kosovë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e vendit dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Në kuadër të Zyrave të Punësimit aktualisht janë mbi 130 zyrtarë, ku 34 prej tyre janë në Zyra të punësimit dhe 34 prej tyre nëpër Komuna. Ndërsa, në kuadër të Qendrave të Aftësimit Profesional aktualisht janë rreth 80 zyrtarë ku 8 prej tyre punojnë nëpër Qendra dhe 8 nëpër Komuna, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.