Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se pas një procesi të gjatë janë nënshkruar 6 kontrata të mirëmbajtjes së ndriçimit e cila ka të bëjë me rrjetin ekzistues.
Ahmeti në postimin e tij në Facebook ka kërkuar falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar në lagjet e Prishtinës.
Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues.
Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne.