Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB- UNHCR, IOM, vazhdim i bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të migracionit të përzier në Kosovë

Pri 26, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc dhe shefen e misionit të IOM-it në Kosovë, Anna Rostocka. 

Fillimisht ministri Sveçla, ka falënderuar përfaqësuesit e organizatave për mbështetjen që i kanë ofruar institucioneve të Kosovës në periudha të ndryshme. Ministri i ka njoftuar lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe qeverisë së re. Gjatë takimit palët kanë diskutuar për bashkëpunim rreth zgjidhjeve të qëndrueshme dhe situatës që ndërlidhet me menaxhimin e migracionit të përzier në Kosovë dhe të forcimit të bashkëpunimit sa më të mirë për lehtësimin e nevojave dhe përkrahjen e azil kërkuesve, refugjatëve dhe  të migrantëve në Kosovë.

Arduc shef i misionit të UNHCR-së shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së MPB-së në fushën e avancimit të sistemit të azilit në Kosovë, si dhe mbrojtjen e refugjatëve.

Nga ana tjetër shefja e misionit të IOM-it në Kosovë, Anna Rostocka theksoi se prioritetet e kësaj organizate do të vazhdojnë të jenë përkrahja në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe asistenca direkte për migrantët e parregullt në Kosovë. 

Në kuadër të këtij takimi palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të migracionit të përzier në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM