Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Aprovohet financimi komunal për vitin 2022

Pri 27, 2021

Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është mbajtur sot takimi i radhës i Komisionit të Granteve, ku u diskutua dhe u aprovua financimi komunal për vitin 2022.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë takim dhe theksoi se sot do të diskutojnë për kriteret dhe formulat e ndarjes së granteve qeveritare për financimin e komunave për vitet 2022-2024, të cilat bazohen në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL) dhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP).

Ai gjithashtu theksoi se drafti për financimin komunal për vitet 2022-2024 të cilin kërkoi ta shqyrtojnë dhe miratojnë sot në këtë takim të Komisionit të Granteve, bazohet në legjislacionin e financave publike në Kosovë.

Gjithashtu, ministri Murati tregoi se Granti i përgjithshëm është kalkuluar duke marrë për bazë parashikimet nga Tabela 1 e Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Granti i arsimit parauniversitar është kalkuluar duke marrë për bazë propozimin nga MASHTI-i, ndërsa Granti i shëndetësisë dhe politikat e reja janë kalkuluar duke marrë për bazë propozimin nga Ministria e Shëndetësisë.

Të hyrat vetanake janë parashikuar duke u bazuar në të dhënat e pranuara nga Departamenti i Tatimit në Pronë për tatimin në tokë dhe prone, si dhe mesatarja e inkasimit të hyrave jo tatimore në tri vitet e fundit. Në takim janë aprovuar edhe elemente tjera të financimit komunal, si pjesë e financimit të tërësishem të komunave për vitin 2022.

Aprovimi i sotëm i financimit komunal për vitin 2022 nga ana e Komisionit të Granteve do të bëhet pjesë e dokumentit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2022-2024, dokument i cili pritet të aprovohet gjatë kësaj jave në Qeverinë e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM