Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti u prit në takim nga komisionerja e BE-së për Energji

Pri 28, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në takim nga Kadri Simson, Komisionere e Bashkimit Evropian për Energji.

Kryeministri Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të përmirësojë efiçiencën e energjisë dhe të diversifikojë energjinë, si dhe lëvizjen drejt një ekonomie të gjelbër, duke u siguruar që vendimet tona janë të informuara mirë dhe realiste. Kjo është çështje kapitale për të cilën kryeministri Kurti theksoi se kërkon konsensus të gjerë shoqëror.

Më tej, ai e njoftoi komisioneren Simson me Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë, planet për rishikimin e politikave në energji sipas direktivave të Bashkimit Evropian, dhe mbështetjen që do t’iu ofrohet bizneseve që promovojnë efiçiencën e energjisë dhe ruajnë ambientin.

Kosova është pjesë e bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë për të cilin kryeministri tha se duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe gjithëpërfshirjes, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM