Build Skills with our trainings

Sign up now!

BE mbështet Kosovën për harmonizim të legjislacionit që rregullon bujqësinë dhe zhvillimin rural

Pri 28, 2021

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, u prit në takim nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Janusz Wojciechowski.

Kryeministri Kurti theksoi se bujqësia zë vend të rëndësishëm në programin qeverisës.

Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Kurti prezantoi planet e Qeverisë për reforma në bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe  ringjalljen e fshatit.

Ai shtoi se Qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me Bashkimin Evropian në planifikimin e fondeve IPA, në mënyrë që ato të jenë në harmoni me programin e qeverisë dhe kërkesat e vendit tonë për bujqësi. Kryeministri po ashtu kërkoi mbështetje nga komisioneri Wojciechowski për të përshpejtuar qasjen e Kosovës në instrumentin e para-anëtarësimit për zhvillim rural (IPARD).

Komisioneri Wojciechowski  konfirmoi mbështetjen për përpjekjet e Kosovës për harmonizim të legjislacionit që rregullon bujqësinë dhe zhvillimin rural, sigurinë e ushqimit, shëndetin e kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve, si dhe për të vendosur procedurat e duhura të monitorimit dhe kontrollit, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM