Build Skills with our trainings

Sign up now!

Planet e Qeverisë për reformë në drejtësi, do të bëhen në bashkëpunim me institucionet, ekspertët nga BE

Pri 28, 2021

Pas takimit me kryeministrin belg De Croo dhe Komisionerin për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural, Wojciechowski, kryeministri Kurti u takua me Didier Reynders, Komisionerin e Bashkimit Evropian për Drejtësi.

Sundimi i ligjit është parakusht i një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar. Ajo është vlerë e Bashkimit Evropian. Drejtësia dhe reforma në drejtësi është prioritet bazë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, tha kryeministri Kurti në takim.

Ai e njoftoi Komisionerin Reynders për planet e Qeverisë për reformë në drejtësi, siç është procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë dhe të sigurisë, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe të pajustifikueshme. Kjo reformë do të bëhet në bashkëpunim me institucionet dhe ekspertët nga Bashkimi Evropian. 

Në takim ishin edhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM