Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) siguroi mbështetje me pajisje për prodhuesit e qumështit në Komunën e Rahovecit të Kosovës në kuadër të projektit “Mbështetja e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës me makineri për pastrimin e thundrave të gjedheve”.
Në ceremoninë e zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha dhe shumë prodhues të tjerë të qumështit.
Ambasadori Çağri Sakar theksoi rëndësinë e mbështetjes që TIKA ofron për zhvillimin ekonomik të Kosovës nëpërmjet projekteve që ajo zhvillon.
“Me makineritë për pastrimin e thundrave të gjedheve që janë dhuruar sot, do të përmbushen nevojat e mbi 2.000 prodhuesve të qumështit. Uroj që kjo të jetë e dobishme për Kosovën”, tha Sakar i cili informoi se nga TIKA janë është mbështetje që prodhuesit e Kosovës të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese.
Kryetari i shoqatës, Milazim Berisha, shprehu kënaqësinë për mbështetjet e TIKA-s ndaj fermerëve të Kosovës.
“Besoj që do të ketë edhe projekte të tjera për të mirën e fermerëve. Falënderoj edhe ambasadorin i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes pajisjes për mirëqenien e fermerëve”, tha ai.
Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer, tha se makineritë e prodhuara nga njerëz të biznesit turk do të ofrojnë kontribut të rëndësishëm për prodhuesit e qumështit në Kosovë.
Në kuadër të projektit do të mbështeten me makineri për pastrimin e thundrave të gjedheve rreth 2.700 fermerë në të gjithë Kosovën, thuhet në komunikatën për media e ShPQK-së.