Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Trajtim diskriminues i institucioneve ndaj konsumatorëve të energjisë elektrike

Pri 29, 2021

KMDLNj, disa herë ka reaguar kundër trajtimit diskriminues që po e bënë Qeveria e Kosovës ndaj qytetarëve të cilët i diskriminon duke përdorur standarde të dyfishta, konsumatorët e rregulltë i ndëshkon me çmime të larta kurse operatori i shkyq nga rrjeti nëse vonohen edhe një ditë të vetme në shlyerjen e detyrimeve për energjinë e shpenzuar kurse, një kategorie tjetër, përkatësisht serbëve, ndonëse shpenzojnë rrymë sa të duan, jo që nuk i çkyqë nga rrjeti i furnizimit por ua paguan të gjitha faturat. Ky diskriminim zgjatë që nga përfundimi i luftës dhe nuk po i duket fundi.

Që nga përfundimi i luftës serbët në veri të Kosovës por edhe në lokacionet tjera ku jetojnë, nuk kanë paguar shpenzimet për energjinë e shpenzuar sikur edhe shërbimet tjera komunale si faturat për ujë, mbeturina dhe të tjera. Madje, faturat për këto shërbime u janë fryerë konsumatorëve shqiptarë dhe joserbë, duke i detyruar që të paguajnë, pa dijenë dhe pëlqimin e tyre, faturat  e serbëve dhe humbjet e KOST-it i cili, edhe tani ka kërkuar që qeveria e Kosovës të ndajë 11 milionë euro për energjinë e shpenzuar dhe të papaguar të serbëve në veri të Kosovës.

Realisht, Qeveria aktuale Kurti 2 nuk e ka shkaktuar këtë situatë por se e ka trashiguar nga qeveritë e mëparshme andaj edhe kritikat nuk e kanë efektin e duhur. 

KMDLNj ka kërkuar që ky diskriminim të ndërpritet sikur që edhe të gjithë konsumatorët që janë plaçkitur nga KEDS –i, që nga përfundimi i luftës përmes faturave të fryera, të kompensohen për dëmet që iu janë bërë. Në një shtet  apo vend normal kjo hajni nuk do të mund të ndodhte dhe, nëse edhe do të ndodhte, ata që kanë përgjegjësi do  përballeshin me ligjin. Edhe Avokati i Popullit më parë pati dalë me një raport ku konstatohej se konsumatorët e rregulltë janë vjedhur nga KEDS dhe ka kërkuar përgjegjësi për këtë diskriminim por se nuk ishte ndërmarrë asgjë konkrete në këtë drejtim.

Tash, në kohën e pamdemisë së shkaktuar nga COVID -19 kur pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës përballen me probleme ekzistenciale, edhe institucionet e Kosovës si dhe KEDS –i do të duhej të tregonin një ndjeshmëri më të madhe për kategoritë e rrezikuara e jo të vazhdojnë me zbatimin e standardeve të dyfishta, për konsumatorët dhe paguesit e rregulltë zbatojnë masa shtrënguese edhe për vonesa të vogla kurse, në anën tjetër, për konsumatorët që nuk e kanë shlyer dhe nuk duan ta shlyejnë asnjë faturë zbatojnë masa stimuluese.

KMDLNj ashpër e dënon këtë qasje të institucioneve të Kosovës kurse KEDS-in, bashkë me KOST-in e konsideron kompani të kusarëve që në mënyrë flagrante i shkelin të drejtat e njeriut  për  faktin se janë pjesë e mekanizmave diskriminues. KMDLNj kërkon nga institucionet e Kosovës që  të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për konsumatorët e papërgjegjshëm që nuk i paguajnë faturat  për rrymën e shpenzuar dhe shërbimet tjera komunale, në të kundërtën, as konsumatorët tjerë nuk do të duhaj t’i paguajnë faturat. Institucionet e Kosovës përkatësisht Qeveria e Kosovës duhet ta ndërprejë këtë praktikë të mbrapshtë të zbatimit të standardeve të dyfishta për qytetarë të të njëjtit vend dhe nuk do të duhej të trajtojë qytetarët sipas përkatësisë etnike apo oportunitetit politik.

Serbët e veriut të Kosovës e kanë gjendjen ekonomike shumë më të mirë se pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës që janë pagues të rregulltë të shpenzimeve për rrymë, ujë dhe mbeturina prandaj refuzimi për të mos e paguar rrymën është krejtësisht i natyrës politike. Edhe vendimi i qeverisë së Kosovës që  t’ua paguajë rrymën serbëve, që nga përfundimi i luftës e deri më sot, nuk është për shkaqe humanitare por ekskluzivisht për shkaqe politike. Për  Qeverinë e Kosovës është koha e fundit që të vendosë rregullë   në fushën e inkasimit të borxheve për të gjithë ata që kanë borxhe të pashlyera, pavarësisht të përkatësisë etnike dhe bindjeve politike. Çdo qytetar duhet të paguajë  për rrymën e shpenzuar dhe shërbimet që i ofrohen, pa u diskriminuar në asnjë mënyrë.

Nëse shteti ua paguan rrymën dhe shpenzimet tjera komunale serbëve në veri të Kosovës,  pa e përfillur fare gjendjen e tyre ekonomike atëherë, po ky shtet duhet t’i lirojë nga pagesa kategoritë e qytetarëve në gjendje të rëndë ekonomike apo të mbulojë një pjesë të këtyre shpenzimeve.

Në këtë aspekt, vet shteti, në vend se t’i mbrojë interesat e qytetarëve, në mënyrë flagrante po i shkelë ato përmes zbatimit të standardeve të dyfishta dhe ekskluzivitetit në baza etnike. Kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe parimit të barazisë, thuhet  komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM