Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Bruksel ka takuar shumë udhëheqës, komisionarë të BE-së.
Kurti sot do ta përmbyllë vizitën në Bruksel me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).
Ai ka thënë në postimin e tij në Facebook se këto takime ishin përmbajtësore të një mikpritje të ngrohtë që na jep shpresë për të ardhmen e Kosovës.
I shoqëruar nga zëvendësit e mi Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, vizitën dje në Bruksel e filluam me takimin me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, dhe vazhduam pastaj në Komisionin Evropian në takime me pesë anëtarë të tij: Janusz Wojciechowski – Komisioneri Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Didier Reynders – Komisioneri Evropian për Drejtësi, Kadri Simson – Komisionerja për Energji, Paolo Gentiloni – Komisioneri Evropian për Ekonomi, dhe Valdis Dombrovskis – nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian për një Ekonominë që Punon për Njerëzit.
Takuam gjithashtu edhe kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe Miroslav Lajčák – Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq sot ditën e filluam me Jens Stoltenberg – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për të vazhduar mandej me Josep Borrell – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Olivér Várhelyi – Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim si dhe Ursula von der Leyen – Presidente e Komisionit Evropian. Ditën dhe vizitën në Bruksel e përmbyllim me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).
Ishin këto takime përmbajtësore të një mikpritje të ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës. Për planin tonë të reformave të shumëfishta dhe orientimin evropian dhe euro-atlantik do të kemi mbështetje serioze.