Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi- Kostilník: Thirrje Sllovakisë që të bëhet pjesë e grupit të BE-së që e njeh Kosovën

Pri 30, 2021

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilník.

Kostilník ia uroi zv.kryeministrit Bislimi marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësitë e marra.

Ai u shpreh se Sllovakia është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e Integrimit Evropian si dhe asaj të Ekonomisë, po ashtu theksoi njëkohësisht se ata janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Zv. kryeministri Bislimi e falënderoi shefin e Zyrës Ndërlidhëse për vizitën dhe urimet, duke e mirëpritur interesimin e Sllovakisë në procesin e dialogut.

Ai e informoi Kostilnik se Qeveria e Kosovës synon që t’i kthehet procesit të dialogut duke qenë mirë të përgatitur. Po ashtu, ai i bëri thirrje Sllovakisë që të bëhet pjesë e grupit të BE-së që e njeh Kosovën.

Diskutimi vazhdoi për planet e Qeverisë për zhvillim dhe mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM