Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel, është takuar sot me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë. Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të McAllister në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjatë ditës, ai pati takim me anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Para tyre, kryeministri Kurti mbajti një fjalim për perspektivën evropiane të vendit dhe të rajonit.
Së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren/
Me këtë takim, është përmbyllur vizita e parë zyrtare në Bruksel e kryeministrit Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.